CHIGO MULTI SPLIT SISTEM
SISTEMET MULTI-SPLIT Një Zgjidhje, Shumë Mundësi!
Prezantojmë risinë më të fundit në gamën tonë të produkteve: Sistemet Multi-Split me 3 dhe 5 dalje. Nëse dëshironi të klimatizoni disa dhoma njëkohësisht, por nuk keni hapësirë (ose dëshirë) për të montuar shumë njësi të jashtme në muret e shtëpisë apo biznesit tuaj, ky është produkti që ju duhet.
Pse të zgjidhni Sistemin Multi-Split?
Efikasitet dhe Estetikë: Me vetëm një njësi të jashtme, ju mund të lidhni deri në 3 ose 5 njësi të brendshme. Kjo ruan pamjen e jashtme të godinës suaj dhe kursen hapësirën në ballkon apo fasadë.
Kontroll i Pavarur: Çdo njësi e brendshme funksionon në mënyrë të pavarur. Mund të keni 22°C në dhomën e gjumit dhe ta fikni klimën në dhomën e ndenjes – kontroll i plotë mbi komoditetin dhe shpenzimet.
Teknologjia Inverter e Gjeneratës së Re: Sistemet tona janë të projektuara për të shpërndarë fuqinë në mënyrë inteligjente, duke siguruar performancë maksimale me konsum minimal të energjisë.
Ideale për: Shtëpi private, apartamente të mëdha, zyra me shumë ambiente apo hotele të vogla. Tabela Përmbledhëse e Sistemeve Multi-Split:
Fuqia e Motorrit | Numri i Daljeve | Kapaciteti i Lidhjes | Rekomandimi |
27,000 BTU | 3 Dalje | Deri në 3 Njësi | Apartamente 2+1 / Zyra |
36,000 BTU | 4 Dalje | Deri në 4 Njësi | Shtëpi të mëdha / Biznese |
42,000 BTU | 5 Dalje | Deri në 5 Njësi | Vila / Hapësira Komerciale |
